Politike

Përmbytjet në vend, Berisha: Nuk është dora e Zotit por dora e robit hajdut

Berisha tha se kryeministri e gjen fajin tek media dhe opozita. 

21 Nëntor 2022, 13:59 Nga A.B
Përmbytjet në vend, Berisha: Nuk është dora e Zotit por dora
Sali Berisha

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i quan pasojat e përmbytjeve të krijuar nga dora e hajdutit dhe jo nga ajo e Zotit. Nga Shkodra, Berisha tha se kryeministri e gjen fajin tek media dhe opozita. 

'Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës dhe dje pasdite me shqetësim, zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës dhe erdha për të shprehur solidaritetin tim më të thellë për të gjithë banorët e këtij qarku, për autoritet vendore, kryetarin e Bashkisë, kryepleqtë, përgjegjësit e njësive administrative për përpjekjet e tyre shumë të mëdha në kushte shumë të vështira. Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut.” Pse e them këtë?! Jua shpjegoj... E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit. Sot, Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë. Do të më falni. Po pse them unë është “dora e robit hajdut”?! Sepse një javë më parë, IGJEUM, institute shtetëror, i ka dërguar në zyrat e të gjithë vendimmarrësve kryesorë, sinoptikën me përpikmëri të madhe duke informuar se do të ketë reshje të fuqishme në Alpe, reshje të jashtëzakonshme në Alpe dhe se duhet të merren masa. Por përveç Gjeoshkencës, do të më lejoni t’ua lexoj edhe se çfarë thotë Meteoëeb i Italisë, pikërisht për Shqipërinë disa ditë më parë.'- tha Berisha.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

sali berisha shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll