Politike

Berisha: KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat

Berisha tha se KESH e ka për detyrim që të njoftojë në lidhje me lëvizjen që kryen, por që nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

21 Nëntor 2022, 12:49 Nga F.M
Berisha: KESH kreu krim, nuk njoftoi që po hapte turbinat
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj KESH, në lidhje me përmbytjet që po kalon Shqipëria. Në një takim me banorët e fshatit Kuç në Shkodër, Berisha tha se KESH e ka për detyrim që të njoftojë në lidhje me lëvizjen që kryen, por që nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

"Nga mbrëmë deri para pak, kanë derdhur 2 mijë metra kub. 1400 a më shumë me turbina. Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale. Kriminale se ishte e parandaluar. Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve. Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë detyrim ligjor. Por ata donin të vidhnin me importin e energjinë. Donin të vidhnin 10 milionë euro në katër ditë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll