Politike

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu pa patentë: Ma hoqi policia para një muaji, të gjithë bëhemi shkelës

Ai tha se në një moment të jgithë qytetarët bëhen shkelës, është diçka që ndodh, por që policia duhet të marrë masa.

21 Nëntor 2022, 13:09 Nga F.M
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu pa patentë: Ma hoqi policia para një muaji,
Pjerin Ndreu

TIRANË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, prej një muaji është pa patent. Në një rrëfim për “Aldo Morngin Shoë”, vetë Ndreu tha se ia kanë hequr për shkelje të rregullave në trafik, por pa e përcaktuar saktësisht se çfarë kishte tejkaluar kreu i Bashkisë Lezhë. Ai tha se në një moment të jgithë qytetarët bëhen shkelës, është diçka që ndodh, por që policia duhet të marrë masa.

“Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr, për shkelje në trafik. Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare. Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa ekstreme në këto raste, por në përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence. Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth. Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë,”- u shpreh Ndreu.

pjerin ndreu

Sondazh

Poll