Politike

'Vjedhjet i bëjnë ato'/ Berisha i përgjigjet Ramës: E ka kthyer vendin në komb gomonesh

Kreu i PD-së tha se kryeministri Rama vetëm vjedh e se asnjë nuk ka informacione për tenderat që kryhen. 

21 Nëntor 2022, 14:15 Nga A.B
'Vjedhjet i bëjnë ato'/ Berisha i përgjigjet
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një vend gomonesh. Në një konferencë për mediat, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, kreu i PD-së tha se kryeministri Rama vetëm vjedh e se asnjë nuk ka informacione për tenderat që kryhen. 

'Përgjigjia ime është ai në çdo akt që firmos fap fap fap e bam bam bam, vetëm vjedh e vetëm vjedh. Kjo është përgjigja ime, ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument, që u thotë si mund të vjedhë një burrë 2 metra. Janë afera që e nxjerrin hajdutin më të madh të korrupsionit shqiptar, kjo është me afera. A keni marrë dot pjesë ju, a keni kontrolluar ju një tender të vetëm për energjinë këto kohë. I merrte gazetarët dhe i hapte zarfat para tyre. Sot asnjë qytetar dhe gazetar nuk mund të kontrollojë asnjë tender. Para një viti u hap një tender, në shkurt dështoi tenderi, agjensia e shpalli të dështuar, pra platforma digjitale nuk u bë dot. Na shfaqet si fantazëm platforma digjitale, askush në botë nuk e di se kush e ndërtoi. Për të mos thënë se janë kap me dokumenta, kanë shit energjinë me 40 euro megavat, ia kanë shitur klientelës së vet dhe e kanë eksportuar. Rama nëse paska probleme të bëhet burrë e ti cojë në gjykatë. A e kontrollon ai skapin, janë mashtrime, është i zhytur deri në veshkë. Opozita do i tregojë europës dhe botës se ky njeri po shkatërron shqiptarët, e ka kthyer vendin në komb gomonesh.'-tha Berisha.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

sali berisha shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll