Politike

'Kanë hapur tunelin e Komanit'/ Denoncon Berisha: U krye vepër kriminale, meritojnë ndëshkim ligjor

Berisha deklaroi se çdo gjë mund të ishte e parandaluar nëse do ishte kryer administrimi i kaskadës siç duhet.

21 Nëntor 2022, 14:06 Nga A.B
'Kanë hapur tunelin e Komanit'/ Denoncon Berisha: U krye
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Qeveria ka hapur tunelet e Komanit gjatë natës. Në një konferencë për mediat, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodërs, Bardh Spahia, Berisha shtoi se çdo gjë mund të ishte e parandaluar nëse do ishte kryer administrimi i kaskadës siç duhet.

'Ka hap tunelin e Komanit, ka bërë shkarkime në Vaun e Dejës, nuk ka njoftuar për asgjë Bashkinë, ka shkakuar nga porta tjetër dhe e turbinave të tjera. Nuk ka parë Shkodra kurrë një përmbytje tjetër të rrufeshme. Njerëzit kanë dalur e kur janë kthyer në shtëpi e kanë gjetur të përmbytur. 

Ura e Baçallëkut, është këputur nga superdallga e krijuar nga ky shkarkim brutal i menjëhershëm. Ky dëm ka bërë që të jenë nën hektarë shumë toka, janë prishur dhe janë 600 shtëpi që iu është futur uji brenda. 

Gjithcka ishte e parandalueshme nëse këta nuk do administronin kaskadën sic administruan. Kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat, Pjetër Rushaj e djali i tij. I shpreh familjes Rushaj dhe komunitetit ngushëllimet e mia më të ndjera. Qeveria krijoji dramë të parandalueshme, shpreh solidaritetin tim, përgëzoj Bashkinë dhe kryetarin e saj, i cili që dje i ka kërkuar KESH që të bashkëpunojë me autoritetet, sepse KESH është i detyruar që të informojë në kohë, para se të bëjë veprime kriminale, duke hapur tunele e porta anësore.

Mua më kanë njoftuar mbrëmë kur hapën tunelin, kryen një vepër kriminale dhe e bënë si ai që fut thikën pas shpine. Hapja e tunelit të Komanit është një eveniment madhor kërcënues. Ata meritojnë ndëshkim ligjor.'- tha Berisha.

sali berisha shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll