Politike

Akuzat e Opozitës/ Rama: Bërtasin veç vjedhje se atë bëjnë vetë!

Kreu i qeverisë shton se vetëm hajduti bërtet 'kapet hajdutin'. 

21 Nëntor 2022, 13:56 Nga F.M
Akuzat e Opozitës/ Rama: Bërtasin veç vjedhje se atë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili u shpreh nga Shkodra se qeveria po vjedh edhe në kohë përmbytjesh. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se akuzat për vjedhje i bëjnë ata që vjedhin vetë. Kreu i qeverisë shton se vetëm hajduti bërtet 'kapet hajdutin'. 

"Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!"- shkruan Rama.

 

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

edi rama shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll