Politike

Konfiskimi i kullave/ Rama del me videomesazh: Firmosa për 15 sekuestro! Askush s'i shpëton drejtësisë, por letrat flenë prokurorive

Kreu i qeverisë akuzoi prokurorisë se dosjet e denoncuara prej tij për shkelje ‘flenë’ në prokuroritë e rretheve.

21 Nëntor 2022, 13:28 Nga F.M
Konfiskimi i kullave/ Rama del me videomesazh: Firmosa për 15 sekuestro!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka firmosur 15 dokumente për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Në një video-mesazh nga zyra e tij, kreu i qeverisë tha se falë këtyre sekuestrove nuk do të ketë më njerëz që do të shkelin ligjin dhe do të bëjnë gabime të tilla. Opozitës që një operacion të tillë e ka konsideruar ‘amnisti’, Rama iu përgjigj me fjalët se askush nuk do t’i shpëtojë ligjit. Kreu i qeverisë akuzoi prokurorisë se dosjet e denoncuara prej tij për shkelje ‘flenë’ në prokuroritë e rretheve.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale. Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! Çfarë nuk na dëgjuan veshët dhe ç’nuk ju thanë kur e nisëm operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi! Por mes sfidave të mëdha të kohës që jetojmë dhe llumit të pandarë të gjysëm të vërtetave, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them. Nuk do të gjenden më të marrë që do t'i hyjnë kësaj aventure. Është thjesht shou thanë, sa për të larguar vëmendjen, është pazar me oligarkët. Konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësai. E vërteta është që për të gjitha këto letrat kanë frikë që flasin në prokuroritë e rretheve. Gjysmë të vërtetat mbushin pa pushim kanale e komunikimit. Unë do të vazhdoj të bëj atë që them dhe them atë që bëj, deri në fund,”- tha Rama ndër të tjera.

Ky vendim i qeverisë në fakt amniston ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Biznesmeni i vetëm që është kallëzuar deri më tani në prokurori është Pëllumb Salillari.

edi rama

Sondazh

Poll