Politike

Përmbytjet në vend, Yuri Kim: Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet, ofrojmë mbështetje sipas nevojës

Kim u shpreh se është pikëlluar për viktimat dhe dëmet që janë krijuar nga përmbytjet shkatërruese.

21 Nëntor 2022, 14:25 Nga A.B
Përmbytjet në vend, Yuri Kim: Jemi të pikëlluar për
Ambasadorja

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas viktimave nga përmbytjet në vend. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Twitter', Kim u shpreh se është pikëlluar për viktimat dhe dëmet që janë krijuar nga përmbytjet shkatërruese. Po ashtu, ajo ofron mbështetjen e saj për çdo kërkesë që duhet. 

POSTIMI I YURI KIM:

Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.

Reagimi i ambasadores Yuri Kim vjen pas përmbytjeve në vend. Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

yuri kim shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll