Aktualitet

Krim në familje në Memaliaj, djali vret babain me sëpatë dhe ia mbath…arrestohet në Levan (EMRAT)

2 Shtator 2019, 09:08 Nga DOSJA
Krim në familje në Memaliaj, djali vret babain me sëpatë dhe

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e të hënës në fshatin Shalë në Memaliaj, aty ku pas një sherri verbal, djali ka vrarë babain me sëpatë. Viktima është Ilijaz Shahaj, 77 vjeç i cili mësohet se është vrarë nga i biri, Arjan Shahaj 35 vjeç. 

Djali e ka qëlluar babain 2 herë me sëpatë në kokë, teksa po përpunonin bimë medicinale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që pasi e ka goditur, në banesën e të dyve ka shkuar kryeplaku i fshatit, i cili më pas ka njoftuar policinë.

Pasi ka kryer aktin e rëndë, ai është larguar dhe është fshehur, derisa është kapur nga 7 policë në Levan, të cilët ishin duke kryer kontrolle. Në momentin e arrestimit, Shahaj ka bërë rezistencë dhe ka kundërshtuar policinë. Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit që ka sjellë ngjarjen e rëndë.

Ajo që familjarë dhe fqinjë thonë është se Shahaj ka qenë i dënuar për plagosje me 8 vite burg, dhe se ka patur probleme të shëndetit mendor. Në vitin 2013, ai ka tentuar të vrasë edhe të ëmën e tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 09:35

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

Fier- Në Kuman në Fiert ka shpërthyer një bombolë gazi në një banesë. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur asnjë person në banesë.Mësohet se janë të shumta dë...