Aktualitet

FOTOT/ Bashkia Shkodër hap konviktet, ku po strehohen familjet e evakuuara për shkak të motit të keq

Gjithashtu bëhet apel që drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.

20 Nëntor 2022, 16:32 Nga F.M
FOTOT/ Bashkia Shkodër hap konviktet, ku po strehohen familjet e evakuuara
Transporti

SHKODËR- Bashkia Shkodër ka hapur konviktet për strehimin e familjeve që kanë nevojë të evakuohen. Në njoftimin e shpërndarë në profilin zyrtar të Bashkisë Shkodër në Facebook, bëhet me dije se është bërë gati struktura akomoduese si dhe janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet. Gjithashtu bëhet apel që drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.

Njoftimi: 

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër po vjen duke u përkeqësuar si pasojë e kushteve atmosferike dhe shkarkimeve të hidrocentraleve që kanë nisur prej orëve të drekës. Të gjendur në këto kushte, Bashkia Shkodër ka bërë gati të gjithë strukturën akomoduese të konvikteve, për familjet që paraqesin nevojën për evakuim. Gjithashtu grupet e punës janë në terren duke ndjekur hap pas hapi situatën, ku janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet. Drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin. Për çdo rast emergjence, banorët e Bashkisë Shkodër janë të lutur të njoftojnë strukturat e emergjencës civie në bashki duke kontaktuar në numrin e telefonit: 067 303 5950

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll