Aktualitet

"Qeveria është lidhur me krimin"/ Banorët e Bërxullës protestojnë mes përmbytjeve: Punojnë dhe të dielën që të përparojnë

Banorët  e Bërxullit thonë se nuk do të lejojnë automjetet e firmës Gener 2 të futen në tokat e tyre për të vazhduar me punimet.

20 Nëntor 2022, 15:01 Nga a.l
"Qeveria është lidhur me krimin"/ Banorët e
Banorët në Bërxullë

SHKODËR- Banorët e Bërxullës nuk kanë hequr dorë nga protesta kundër Ministrisë edhe ditën e sotme ku në disa zona të Shkodrës janë shkaktuar dëme kolosale si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive. Autmojetet e firmës kanë vijuar punimet edhe sot për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen të inidnjuar se mesa duket, punimet edhe ditën e dielë po bëhen me qëllim që rruga të përfundojë sa më shpejt. Ata thonë se nuk do të lejojnë automjetet e firmës Gener 2 të futen në tokat e tyre për të vazhduar me punimet.

Po punon dhe të dielën se ndërtimi është pa leje dhe duan të përparojnë sa më shpejt”, thotë qytetari.

Disa shtëpi nuk i legalizon shteti se janë afër lumit, ndërsa firmën e lejon të bëjë rrugën mbi shtratin e lumit. Qeveria është lidhur me krimin”, shprehet një banore.

Tokat tona janë tre minuta larg nga rruga e aeroportit. Atje 1000 euro metri, ne na jep vetëm 4400 lekë”, thotë një tjetër.

Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie./ Dosja.al

protesta ne berxulle

Sondazh

Poll