Aktualitet

VIDEO/ Publikohen pamjet nga tragjedia në Shkodër, polumbarët në kërkim të babë e bir që i mori rrjedha e ujit

Vajza arriti të dilte dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, ndërsa dy të tjerët janë ende të zhdukur. 

20 Nëntor 2022, 15:29 Nga F.M
VIDEO/ Publikohen pamjet nga tragjedia në Shkodër, polumbarët
Polumbarët

SHKODËR- Publikohen pamjet nga Shkodra. Në videon e publikuar nga policia shihet se polumbarët janë vënë në kërkim të babë e bir që u zhdukën pa gjurmë në Bogë pasi i mori rrjedha e ujit. Ata shihet që janë pozicionuar buzë përroit, por ende nuk ka asnjë gjurmë të dy të zhdukurve. 

Pjetër Rushaj, 50 vjeç po udhëtonte bashkë me djalin e vajzën këtë mesditë kur vërshimi i ujit i mori bashkë me makinë dhe i hodhi në përrua. Vajza arriti të dilte dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, ndërsa dy të tjerët janë ende të zhdukur. 

moti i keq ne shqiperi pjeter rushaj

Sondazh

Poll