Aktualitet

Moti i keq përmbyt vendin, FNSH evakuon dy familje në Shkodër, një person përfundon në spital

Anëtarët e dy familjeve tashmë janë zhvendosur, ndërsa një person mësohet të jetë dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. 

20 Nëntor 2022, 15:49 Nga F.M
Moti i keq përmbyt vendin, FNSH evakuon dy familje në Shkodër,
Shkodër

SHKODËR- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur në aksion dutën e sotme në Shkodër për shpëtimin e dy familjeve që kishin mbetur të izoluara në lagjen Ajsem. Të dyja familjen ishin ngjitur në katin e dytë të shtëpive pasi ai i pari ishte përmbytur nga uji dhe prisnin ndërhyrjen e autoriteteve.

Anëtarët e dy familjeve tashmë janë zhvendosur, ndërsa një person mësohet të jetë dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. 

Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit në Shkodër.  Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll