Aktualitet

Uji mori përpara familjen në Malësi të Madhe, Policia: Ekipet e shpëtimit po kërkojnë babë e bir, vajza jashtë rrezikut

Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

20 Nëntor 2022, 15:04 Nga A.B
Uji mori përpara familjen në Malësi të Madhe, Policia:
Permbytje

SHKODËR- Polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe janë në kërkim të babë e bir, të zhdukur pasi i mori rrjedha e ujit në Bogë. Policia e Shtetit bën të ditur se Pjetër Rrushi dhe djali i tij janë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa vajza është shpëtuar nga një banor i zonës. Fatmirësisht, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Rrjedha e ujit të përroit mori përpara automjetin me të cilin udhëtonin tre persona.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza). Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit. Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

rrjedha merr familjen ne boge pjeter rrushi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll