Aktualitet

PËRMBLEDHJE / Nga veriu në jug, moti i keq "paralizon" vendin, si paraqitet situata në qarqe

Në lagjen "Ajsëm" nivei i ujit është rritur, ndërsa banorët janë detyruar të lëvizin me varka për të shkuar në pjesën tjetër të qytetit. Raportohet se 10 banesa janë përmbytur në këtë zonë. 

20 Nëntor 2022, 14:41 Nga a.l
PËRMBLEDHJE / Nga veriu në jug, moti i keq "paralizon"
Moti i keq në Shqipëri.

SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesitë të sotëm kanë "paralizuar" vendin duke shkaktuar probleme serioze në disa zona kryesisht ato veriore. 

Në Shkodër situata paraqitet tepër problemtike. Banesat në disa zona janë përmbytur ndërsa disa të tjera nuk kanë energji elektike. Sakaq, tokat bujqësore janë gjithashtu nën pushtetin e ujit, kjo pasi lumi Gjadër ka dalë nga shtrati. Poashtu niveli i lumit Kir në Shkodër është rritur për shkak të reshjeve të dendura. Zona e Bardhajve ka pasur prani të ujit në oborret e banesave.

Në lagjen "Ajsëm" nivei i ujit është rritur, ndërsa banorët janë detyruar të lëvizin me varka për të shkuar në pjesën tjetër të qytetit. Raportohet se 10 banesa janë përmbytur në këtë zonë. 

Harku i Berdicës” në hyrje të Shkodrës është mbuluar nga uji gjithashtu. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se 4 familje janë evakuuar. Në disa zona në këtë qytet uji shkon deri në 50 centimetra.

Edhe kryeqyteti është pushtuar nga moti i keq dhe reshjet e denura të shiut ditën e sotme e për pasojë niveli i lumit Lana është rritur. Shiu ka shkaktuar rradhë të gjata trafiku. Policia Rrugore, ajo e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët dhe shoferët me përkeqësimin e kushteve të motit.

Prej mbrëmjes së të shtunës Durrësi është përfshirë nga reshje intensive shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike. Era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën e Dukatit, në Vlorë dhe në rrugën Transballkanike. Disa pemë të mëdha kanë rënë dhe kanë penguar qarkullimin. Edhe në unazën e re të qytetit, në lagjen “10 korriku” në Vlorë, si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar pemët dhe është bllokuar qarkullimi rrugor.

Lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë në orën 22:00. Në Radhimë, Dukat, Llogora e Orikum është ndërprerë për pak orë energjia elektrike.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre. Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll