Aktualitet

Moti i keq lë Shqipërinë në errësirë, OSHEE stakon 40% e fiderave, probleme në Vlorë, Përmet, Laç dhe Bajram Curr

Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit.

20 Nëntor 2022, 15:25 Nga F.M
Moti i keq lë Shqipërinë në errësirë, OSHEE stakon
Moti i keq

TIRANË- OSHEE-ja ka stakuar 40% të fiderave për shkak të motit të keq. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se për arsye sigurie, një pjesë e madhe e vendit nuk do të furnizohet me energji elektrike. Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.

NJOFTIMI I OSHEE:

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit. Ripërsërisim se 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie. Referuar informacionit të orës 09:00 është bërë i mundur riparimi i defekteve në 65% të fiderave si dhe është rikthyer energjia në 58% e  konsumatorëve të prekur në rang vendi. Të stakuar janë dy fidera që furnizojnë hidrovorët Orikum dhe Gocaj (Lezhë). Aktualisht po punohet në linjat 35kV Shkozet (Durrës) – Kavajë dhe në linjën Krastë – Bater (Elbasan).

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll