Aktualitet

‘Spiunët’ e Uzinës në Gramsh, Gjykata e lartë rrëzon rekursin e dy rusëve dhe ukrainasit

Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy rusët që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas, Fedir Alpatov do të qëndrojë në qeli.

20 Nëntor 2022, 16:25 Nga a.l
‘Spiunët’ e Uzinës në Gramsh, Gjykata e lartë
Timofeyeva Mikhail Zorin Fedir Mykhaylov

ELBASAN- Gjykata e Lartë ka rëzuar rekursin e dy rusëve dhe ukrainasit të arrestuar mbi dyshimet për spiunazh në Shqipëri. Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy rusët që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas, Fedir Alpatov do të qëndrojë në qeli.

Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë./ Dosja.al

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll