Aktualitet

Reshjet e shiut/ Presidenti: Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, të merren masa

Begaj kërkon që të merren masat e nevojshme nga institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, për të përballuar siç duhet vështirësitë e krijuara.

20 Nëntor 2022, 14:26 Nga A.B
Reshjet e shiut/ Presidenti: Institucionet të tregojnë
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas situatës së rëndë në të cilën ndodhen disa qarqe në vend, për shkak të motit të keq. Begaj bën të ditur se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga reshjet. Ai kërkon që të merren masat e nevojshme nga institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, për të përballuar siç duhet vështirësitë e krijuara.

MESAZHI I BEGAJT;

Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, kryesisht Veriun. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat.  Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

moti i keq ne shqiperi bajram begaj

Sondazh

Poll