Aktualitet

Stuhia e fortë rrëzon pemët në Rrogozhinë/ Banesat në Spille dhe në Kryevidh nën ujë, dëmtohen disa ura që lidhin fshatrat

Raportohet se si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar dhjetëra pemë në Spille e mbarë zonën e njësisë Kryevidh.

20 Nëntor 2022, 14:28 Nga a.l
Stuhia e fortë rrëzon pemët në Rrogozhinë/ Banesat
Rrogozhinë

RROGOZHINË- Reshjet intensive të shiut që kanë nisur që nga orët e para të mnëgjesit të sotëm është shoqëruar edh eme studi të forta në qytetin e Rrogozhinës ku janë shkaktuar dëme të shumta në disa banesa të zonës. Raportohet se si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar dhjetëra pemë në Spille e mbarë zonën e njësisë Kryevidh.

Nga ana tjetër mësohet se dhjetëra banesa janë përmbytur pas daljes nga shtrati të përrenjve në Spille ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa ura që lidhin fshatrat.

Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll