Aktualitet

Moti i keq/ Disa makina fundosen nën ujë, ushtria zbarkon te Harku i Bërdicës, Peleshi: 4 banesa rrezikojnë mbytjen

Katër banesa janë në monitorin sepse rrezikojnë përmbytjen ndërsa dy familje janë evakuuar. 

20 Nëntor 2022, 14:16 Nga a.l
Moti i keq/ Disa makina fundosen nën ujë, ushtria zbarkon te Harku i
Harku i Bërdicës

LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar bllokim të rrugëve dhe përmbytje masive në disa zona në Lezhë. Ushtria ka zbarkuar te Harku i Bërdicës për të mobilizuar banesat që rrezikojnë të përmbyten si pasojë e reshjeve intensive. Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se në disa zona a ndërprjerje të energjisë elektrike. Katër banesa janë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen ndërsa dy familje janë evakuuar. 

Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to. Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata. FA janë në krye të punës për të ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike, harkun e Bërdicës. Janë katër banesa që po i mbajmë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen. Dy familje janë evakuuar”, tha Peleshi.

Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.

moti i keq ne shqiperi niko peleshi

Sondazh

Poll