Aktualitet

Stuhi e reshje shiu, thirrja e Bashkisë Vlorë: Mos parkoni makinat në zonat me risk të lartë

Bashkia Vlorë njofton banorët që të marrin masa dhe të mos parkojnë automjetet në zonat risk

20 Nëntor 2022, 14:28 Nga A.B
Stuhi e reshje shiu, thirrja e Bashkisë Vlorë: Mos parkoni makinat
Reshje shiu

VLORË- Reshje të dendua shiu kanë përfshirë edhe Qarkun e Vlorës. Për të shmangur ndonjë incident, Bashkia Vlorë njofton banorët që të marrin masa dhe të mos parkojnë automjetet në zonat risk dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Të dashur qytetarë! Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu   me intensitet të lartë gjatë dites . ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet   në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj. Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht Veriun e Shqipërisë. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat.  Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll