Politike

Protesta e 6 dhjetorit/ Do i bashkohet Meta? Kreu i PL: Sot jemi te libri....

Kreu i PL-së, iu shmang pyetjes, duke u fokusuar më shumë tek Panairi i Librit.

20 Nëntor 2022, 13:14 Nga A.B
Protesta e 6 dhjetorit/ Do i bashkohet Meta? Kreu i PL: Sot jemi te libri....
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë përgjigje nëse do marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit. I pyetur nga gazetarët nëse ishte dakord me thirrjen e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për protestë të qytetarëve në 6 dhjetor, kreu i PL-së, iu shmang pyetjes, duke u fokusuar më shumë tek Panairi i Librit.

Sot jemi te libri. Jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor. Duhet më shumë mbështetje që libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues dhe fëmijë. Përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin. Të jenë garant të demokracisë dhe të ardhmes sonë që është vetëm europiane”, tha Meta, nga Pallati i Kongreseve, aty ku ishte i pranishëm sot në Panairin e Librit.

Dy ditë më parë, kryetari i PD-së Sali Berisha njoftoi se data 6 dhjetor është një datë që populli opozitar duhet të tregojë zërin para Bashkimit Europian.

ilir meta

Sondazh

Poll