Politike

'Në kohën e Lulit ishim të stresuar'/ Julian Deda: Mos dëgjoni mediat, kandidatin e Primareve shikojeni në sy

Aktori i humorit, deklaroi se para pak kohësh, kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, kishin shumë konflikte për shkak të pasigurisë që ai u ofronte.

20 Nëntor 2022, 12:23 Nga A.B
'Në kohën e Lulit ishim të stresuar'/ Julian Deda: Mos
Julian Deda

TIRANË- Kandidati për primaret në Partinë Demokratike, Julian Deda, kërkoi nga demokratët që të mos shikojnë se çfarë shkruhet në media, por të takohen personalisht me kandidatë në garë për Bashkinë e Tiranës. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10, aktori i humorit, deklaroi se në atë kohë, kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, kishin shumë konflikte për shkak të pasigurisë që ai u ofronte.

'Dega 7 është dega më mikëpritëse e Tiranës. Unë jam familjar me këto ambiente, këtu kemi bërë sherre, se në kohë të Lulit kemi bërë dhe sherre se ishim të stresuar. Kur erdha, kisha një fërkim sherri, Dervishi e mban mend sepse ishte periudhë kur e shikonim njëri tjetrin si me dyshim për shkak të performancës së ish-lidershpit. Se mendonim a ka ardhur për ta shkaterruar këtë punë apo jo. Sot Dervishi lë kokën pas meje. Gjërat kanë ndryshuar. Unë e di besnikërinë e anëtarëve të degës 7. 

Të gjithë i dimë problemet e lagjeve, e dëgjova Gertin për fushën e aviacionit, po të dish se çfarë bëhet te Ndre Mjeda është tmerr. Duhet të marrësh varkat dhe të futesh në shpi. Nuk kemi gjimnaz në zonën tonë, e vodhi Carlo Bolino gjimnazin, e tjetërsoi projektin me ndihmën e Veliajt. E mori me 1 euro metrin katëror, është italian dhe jo Tirons. Erdhi dhe akuzon nëpërmjet medias së tij njerëz autokoton. 

Do ju kërkoj, për të zgjedhur një nga ne, që do fitojmë në 14 maj nuk disktohet. Ngrini kokën, gishtat, do fitojmë. Problemi është se cili nga ne do jetë atje, unë do jem atje me fituesin, por që të zgjidhni njërin nga ne mos dëgjoni as analistë asgjë. Takojini dhe shikojini në sy. Zgjidhni më të mirin që mendoni. '- u shpreh Deda.

julian deda primaret ne pd

Sondazh

Poll