Politike

Protesta e 6 dhjetorit, Majko: Mitingu më skandaloz, turpëron kujtimin e 8 dhjetorit

Majko shkruan se PD duhet që të vlerësojë anullimin e mitingut pasi godet statusin e marrdhënieve të Shqipërisë me Perëndimin.

19 Nëntor 2022, 21:32 Nga I.A
Protesta e 6 dhjetorit, Majko: Mitingu më skandaloz, turpëron kujtimin
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialisht Pandeli Majko e ka quajtur protestën e opozitës më 2 dhjetor në Tiranë si më skandalozën në historinë e Shqipërisë. Me anë të një postimi në Twitter, Majko shkruan se PD duhet që të vlerësojë anullimin e mitingut pasi godet statusin e marrdhënieve të Shqipërisë me Perëndimin. Po ashtu Majko shkruan se kjo protestë turpëron kujtimin e 8 dhjetorit 1990.

Postimi i Majkos:

Protesta e PD në 6 dhjetor godet statusin e marrdhënieve të Shqipërisë me Perëndimin! Mitingu i 6 dhjetorit, turpëron kujtimin e 8 dhjetorit 1990. PD të vlerësojë anullimin e mitingut më skandaloz në historinë politike të vendit!

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

pandeli majko protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll