Politike

'Jam përballur me ambasadorë, tetë a tetë'/ Primaret, Merkoçi: Më jepni votën, do rrëzoj Veliaj dhe Ramën

Ai u shpreh i bindur se nëse zgjidhet nga demokratët do të mundë Erion Veliajn, e më pas do rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. 

20 Nëntor 2022, 11:56 Nga A.B
'Jam përballur me ambasadorë, tetë a tetë'/
Fatmir Merkoci

TIRANË- Fatmir Merkoçi, kandidati në Primaret e PD për Tiranën, u shpreh i bindur se nëse zgjidhet nga demokratët do të mundë Erion Veliajn, e më pas do rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. 

'Në asnjë moment nuk jam shkëputur dhe pse kam merituar më shumë, por kam menduar idealin. Cdo opsion e kam hedhur për të gjithë ju. Jam përballur dhe me ndërkombëtarë, në 96 jam përballur me ambasadoren amerikane, më tha pse të hapen dosjet, nuk kam pasur frikë, dhe me Ambasadorin Lu, 8 a 8, nuk kam frikë. E kam deklaruar se kjo është reformë e dështuar, ashtu siç dështoi. Kam luftuar por asnjë nga ju nuk më ka parë në asnjë post, kam bërë atë që kam bërë dhe kam ikur. Nuk kam pritur të marr privilegje. Dega 9 më propozoi dhe më respektoi, unë u futa në primare. Unë para jush po tregoj ato që kam bërë, ato që kam ngritur kauza. E kam goditur Veliajn se kam nxjerrur letrën, të tjerët heshtën. Kam goditur reformën në drejtësi, vezë e kolombit e kam quajtur, por vjen një moment që unë kërkoj votën te ju për të mos ju zhgënjyer. Ta luftojmë diktaturën, kam 3 javë që protestoj. Më jepni votën, të heqim Veliajn, pas tij kam synim të heqim Ramën.'- tha Merkoçi. 

fatmir merkoçi primaret ne pd

Sondazh

Poll