Politike

'Më pyesin çfarë kanë me mua?'/ Kalaja: Më sulmojnë, nëse do ishin kaq trima pisat do futeshin në garë

Adriana Kalaja tregon se sulmet po bëhen ndaj garës në PD.

20 Nëntor 2022, 11:35 Nga A.B
'Më pyesin çfarë kanë me mua?'/ Kalaja: Më
Adriana Kalaja

TIRANË- Kandidatja për Primaret në PD, Adriana Kalaja deklaroi ditën e sotme se ndaj saj po kryen disa sulme. Gjatë takimit të prezantimit të 7 kandidatëve të Tiranës për primaret, Kalaja u shpreh se sulmet nuk po bëhen drejtëpërdrejtë ndaj saj, por ndaj garës që po zhvillohet për primaret. Ajo shton se i vetmi person që po vret Tiranën, është Erion Veliaj, i cili duhet ndaluar.

'Gjatë këtyre ditëve, miqtë e mi janë të shqetësuar për disa sulme që bëhen në adresë të personit tim. Sulme në goditje nën brez. Unë kur iu bashkova kryetarit sot të PD, me 19 maj iu bashkova se besova te beteja e tij për dinjitet. Unë përfaqësoj moralin dhe dinjitetin e të gjithë demokratëve. Kush më pyet se cfarë kanë me mua, unë them se nuk kanë asgjë. Ata e kanë me PD, me garën me primaret, i tremben votës tuaj. Se nëse do ishin aq trima do futeshin në garë, se ata pisa që duan të bëjnë pis këtë garë nuk më sulmojnë vetëm mua, të gjithë, Ilirin, edhe pse thonë se e mbështesin, e bëjnë pis. Unë kam vendosur ti qëndroj të keqes përballë. Veliaj nuk mund të quhet Lali, ai është vrasësi i Tiranës, nuk më rrëzojnë këto sulme të turpshme.

Kur nisi foltorja unë përlotesha kur dëgjoja një frazë nga një mik i përbashkët, nga Genc Strazimiri, bashkëqëndrestar te Teatri. Nuk erdhi kurrë për të bërë shoë. Thoshte, qëndro në këmbë demokrat.'- tha Kalaja.

primaret ne pd adriana kalaja

Sondazh

Poll