Politike

'Vëmendja e Veliajt është tek kulla'/ Bogdani: Duhet ndaluar shkatërrimi që po i bëhet Tiranës

Bogdani vuri theksin tek disa zona në Tiranë, në të cilat sipas tij, Bashkia nuk po investon pasi nuk ka buxhet.

20 Nëntor 2022, 12:08 Nga A.B
'Vëmendja e Veliajt është tek kulla'/ Bogdani: Duhet
Gerti Bodgani

TIRANË-Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, Gerti Bogadani deklaroi se i duhet dhënë fund sa më parë shkatërrimit që po i bëhet Tiranës. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe 10 në Tiranë, Bogdani vuri theksin tek disa zona në Tiranë, të cilat sipas tij, Bashkia nuk po investon pasi nuk ka buxhet. Ai mori shembullin e Fushës së Aviacionit.

'Problemet e Tiranës janë të shumta. Në 14 maj e në vijim duhet krijuar një hartë e shërbimeve, pasi kemi mijëra banorët dhe nuk dimë se cfarë shërbimesh marrin. Na duhet hartë për trashëgiminë kulturore. Nëse do e ruajmë një lagje të Tiranës duhet të ruajmë identitetin, se me kullat nuk do i tregoj dot rrugicën ku jam rritur fëmijëve. Vëmendja e Veliajt është tek kulla, pudrosja që i bën qëndrës, po se cfarë ndodh në lagje të Tiranës, ai nuk e di. Se çfarë ndodh tek Fusha e Aviacionit nuk ia ka haberin. Pse se nuk ka lekë për ti hedhur aty, duhet ndryshuar kjo. Duhet ti kthejmë banorët dinjitetin, ku të gjithë janë të barabartë, ku të gjithë respektohen. Duhet ndaluar shkatërrimi që po i bëhet Tiranës.'- tha Bogdani.

primaret ne pd gerti bogdani

Sondazh

Poll