Politike

'Do ju jap një premtim'/ Këlliçi: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do çoj në SPAK Veliajn

Këlliçi u shpreh se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të shënojnjë një kapitull të ri për vendin.

20 Nëntor 2022, 11:41 Nga A.B
'Do ju jap një premtim'/ Këlliçi: Nëse zgjidhem
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati për Primaret në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi u zotua sot para demokratëve të degës 7 dhe 10 se do të vijojë betejën me Erion Veliajn dhe kur të zgjidhet kryebashkiak. Ai u shpreh se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të shënojnjë një kapitull të ri për vendin.

'Arsyeja se përse jam kandidat është e qartë, betonizimi që iu është bërë vendit është i pashembullt. është për të ardhur keq kur shikon ngritjen e kullave, e ke stres kur del nga shtëpia, që nga gjobitja. Veliaj nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë, ai ka gënjyer dhe Papën. I tha të kam pritur kur në fakt është zgjedhur më vonë. Kur thotë që martesën e kam organizuar me pensionin e mamit, duhet ti kishte mbyllur llogaritë. Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të shënojnë një kapitull të ri për të pasur zgjedhje të parakohshme, nëse rrëzojmë Veliajn, Rama do rrëzohet, punë javësh. Do ju jap një premtim, të gjitha aferat që kam denoncuar do i denoncoj. Nëse zgjidhem kryetar bashkie, do shkoj në SPAK, për shkresën e Veliajt, që i ka kushtuar qytetarëve 430 mln euro, bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës. '- tha Këlliçi.

belind kellici primaret ne pd

Sondazh

Poll