Politike

'Duhet të jemi bashkë dhe të pastër'/ Alimehmeti: Na duhen edhe të majtët për të fituar

Mjeku tha se bashkimi dhe pastërtia janë dy faktorë që do ndikojnë në fitoren e PD për bashkinë e Tiranës.

20 Nëntor 2022, 12:16 Nga A.B
'Duhet të jemi bashkë dhe të pastër'/ Alimehmeti:
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, deklaroi sot se për të fituar, atyre u duhet edhe ndihma e të majtëve. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10 në Tiranë, mjeku tha se bashkimi dhe pastërtia janë dy faktorë që do ndikojnë në fitoren e tyre për bashkinë e Tiranës.

'Jam njeri i punës së ndershme dhe jo i fjalëve. Unë vij nga një familje e djathtë, pjesmarrëse aktive të fushatave të 97, 2001. Kanë qënë pranë PD në cdo moment, kanë qënë profesor të mjekësisë. Unë afrohem në një moment të vështirë. Kemi përballë një regjim që ka gjithcka, se me vlera, punë dhe dije mund t'i dalim përballë, se ata nuk e kanë këtë. Hallka e parë është 14 maj 2023, detyra e parë është se si të fitojmë. Cfarë na duhet, të jemi bashkë. Do e gjeni ju se kush është figura.

Na duhet një antitezë totale dhe duhet të jemi bashkë. Edhe ca të majtë do i bëjmë me vete, e njohim ne Tiranën. Të shkojmë të qetë, pa pasur asnjë konflikt interesi. Këtu keni 7 vetë, djem të mrekullueshëm, zonja të nderuara, ju do zgjidhni. Në fund fare, 6 të tjerët do duhet ta mbështesin. Ne do punojmë si ekip.'-deklaroi mjeku.

ilir alimehmeti primaret ne pd

Sondazh

Poll