Politike

Primaret në PD, Fejzo: Bashkia është e qytetarëve, nuk fyejmë asnjë socialist

Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10, ajo u shpreh se demokratët do të zgjedhin përfaqësuesin më të mirë për Bashkinë e Tiranës.

20 Nëntor 2022, 11:49 Nga A.B
Primaret në PD, Fejzo: Bashkia është e qytetarëve, nuk
Enkelejda Fejzo

TIRANË- Kandidatja për Primaret në PD, Enkelejda Fejzo u shpreh përballë demokratëve se Qeveria nuk po bën asgjë për studentët, të rinjtë, familjet dhe pensionistët. Gjatë prezantimit me degën 7 dhe degën 10, ajo u shpreh se demokratët do të zgjedhin përfaqësuesin më të mirë për Bashkinë e Tiranës.

'Unë ju jap besën që jemi në garë, nuk jemi të komanduar. Kemi mbajtur atë që thuhet fisnikëri. Studentët nuk po gjejnë dot shtëpi me qera, nuk duhen sorollatur, duke parë se cfarë po ndodh, gjejnë rrugën më të shkurtër, ikin duke marrë para borxh. 

Ai ka bërë kaq shumë kulla, saqë nuk e ngre dot kokën lart se të merren mend. Shëndetësia falas, kush e ka parë? A ka më vend për të qëndruar këtu? Bashkia është e qytetarëve, ne nuk fyejmë asnjë socialist. Nesër është vonë, rinia, familja dhe arsimi janë në rrezik. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, ata do e sulmojnë procesin. Ne demokratët po tregojmë se do të zgjedhim më të mirin.'- tha Fejzo. 

primaret ne pd enkelejda fejzo

Sondazh

Poll