Politike

Merkoçi: Nuk jam përlyer në korrupsion edhe pse më kanë vendosur armën në kokë

Merkoçi tha se ka qëndruar i papërlyer në korrupsion, pavarësisht se sipas tij është kërcënuar dhe i kanë vendosur armën në kokë. 

19 Nëntor 2022, 18:17 Nga I.A
Merkoçi: Nuk jam përlyer në korrupsion edhe pse më
Fatmir Merkoçi

TIRANË- Fatmir Merkoçi ka shpalosur sot programin e tij para demokartëve të degëve 5 dhe 12 në kryeqytet në kuadër të procesit të primareve në parti. Në fjalën e tij Merkoçi tha se ka qëndruar i papërlyer në korrupsion, pavarësisht se sipas tij është kërcënuar dhe i kanë vendosur armën në kokë. Në fund ai u kërkoj demokratëve votën pasi sipas tij është i vetmi që e rrëzon kryebashkian Erion Veliaj.

“E kam nisur rrugëtimin pa asnjë lloj interesi personal dhe thjeshtë për atë çka më kanë lënë të parët e mi. Gjatë gjithë kohës unë e di shumë mirë që në demokraci duhet të sakrifikosh shumë dhe të mospranosh të korruptohesh, gjë të cilën e kam bërë edhe unë, pavarësisht presioneve dhe pistoletave në kokë. I kam qëndruar besnik PD-së në çdo hap dhe në çdo moment. Prezantohem këtu para një partie të djathtë, pasi e djathta njeh vlerat dhe kontributin. Sepse të godasësh brenda sistemit ku merr pjesë nuk është diçka e vogël. Kam goditur edhe brenda partisë kur kërkova dorëheqjen e Lulzim Bashës. Unë nuk e kam varur xhaketën në derën e bashkisë. Nëse ju votoni Fatmir Merkoçin në bazën e kontributeve dhe të vlerave, unë Erion Veliajn e largoj. Bashkinë do e drejtojë me politikë. Do të bëjë politika për bashkinë. Nëse ju më votoni mua, unë do të bashkojë partinë. Sepse unë nuk kam armiqësi me asnjë demokrat. Nëse ne bashkohemi fitojmë”, tha Merkoçi.

fatmir merkoçi primaret ne pd

Sondazh

Poll