Aktualitet

PERSHKALLËZOHET protesta në Divjakë, banorët heqin tabelën sinjalizuese pranë kabinës

Qytetarët të shumtë janë mbledhur në hyrje të Parkut dhe me pankarta në duar kërkojnë shfuqizimin e vendimit të marrë. 

18 Nëntor 2022, 12:31 Nga A.B
PERSHKALLËZOHET protesta në Divjakë, banorët heqin
Protestuesit

DIVJAKË- Përshkallëzohet protesta e banorëve në Divjakë. Disa prej tyre kanë goditur kabinën e cila ndodhet në hyrje të parkut, ndërsa të tjerë kanë hequr tabelën sinjalizuese që ishte pranë saj. Qytetarët të shumtë janë mbledhur në hyrje të Parkut dhe me pankarta në duar kërkojnë shfuqizimin e vendimit të marrë. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët.

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll