Aktualitet

Tensione në protestën e Divjakës/ Banorët shtyhen me policinë, thyejnë xhamin e kabinës

Policia ka formuar një kordon për të mos i lejuar, por siç duket banorët kanë bërë rezistencë dhe kanë thyer xhamin e kabinës. 

18 Nëntor 2022, 12:19 Nga a.l
Tensione në protestën e Divjakës/ Banorët shtyhen me
banorët thyejnë xhamin e kabinës

DIVJAKË- Situata e protestës në Divjakë është tensionuar. Banorët janë përplasur me policinë teksa kanë tentuar sërish të dëmtojnë apo të rrëzojnë traun siç bënë edhe në protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Policia ka formuar një kordon për të mos i lejuar, por siç duket banorët kanë bërë rezistencë dhe kanë thyer xhamin e kabinës. 

Disa prej tyre janë të shpërndarë në hyrje të Parkut ndërsa disa të tjerë janë përpjekur të rrëzojnë sërish traun duke u shtyrë me forcat policore të cilët sot mësohen se janë mobilizuar me më shumë në numër. Nga ana tjetër edhe pjesëmarrja e qytetarëve të cilët kanë nisur prej mëngjesit të sotëm protestën nga Bashkia dhe më pas kanë marshuar te rruga e vetme që të çon drejt Parkut, sot është më e madhe./ Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll