Aktualitet

"Jam i majtë"/ Banori nga protesta në Divjakë: Rama t'a harrojë votën, këtu investova dhe humba

Banori tha se ka lënë emigrimin për të investuar në vendin e tij por ka humbur, e për këtë arsye ai thekson se nuk do të votojë pë rpartinë e kryeministrit Rama.

18 Nëntor 2022, 12:15 Nga a.l
"Jam i majtë"/ Banori nga protesta në Divjakë: Rama
banori nga protesta e Divjakës

DIVJAKË- Protesta e banorëve të Divjakës ditën e sotme kundër vendosjes së traut elektrik në hyrje të Parkut, duket se ka qenë e pavaruar nga bindjet politike. Mes protestuesëve ishte edhe një banor i cili është shprehur se është i majtë, por kjo nuk i ka dhënë atij asnjë lloj përfitimi në çështjen që është duke protestuar. Banori tha se ka lënë emigrimin për të investuar në vendin e tij por ka humbur, e për këtë arsye ai thekson se nuk do të votojë pë rpartinë e kryeministrit Rama.

"Jam i majtë. Kam lënë kurbetin dhe erdha këtu investova dhe humba. Ka shumë korrupsion. Kryeministri Edi Rama dhe PS ta harrojnë votën. Kjo nuk na lejon ne të bëjmë një shëtitje në ajër të pastër", tha banori nga protesta. 

Sot është dita e pestë që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çështje, ndërsa i pranishëm ishin edhe deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll