Aktualitet

Aksioni i SPAK për inceneratorët, lihen në burg 5 personat e ndaluar, dëshmitë: S'kemi lidhje me mashtrimin

Të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar të kenë kryer shkelje të ligjit të prokurimeve.

18 Nëntor 2022, 11:02 Nga A.B
Aksioni i SPAK për inceneratorët, lihen në burg 5 personat e
SPAK

TIRANË- Pesë personat e arrestuar dy ditë më parë për inceneratorin e Fierit janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Bëhet fjalë për Arben Dervishajn, Regan Merdanin, Robert Shabanim, Gentian Ziflën dhe Enver Sheshin. Avokati i Arben Dervishajt, mohon që klienti i tij të jetë përfshirë në këtë skemë.

Të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar të kenë kryer shkelje të ligjit të prokurimeve apo të mos kenë patur konstatime dhe mungesa të informacioneve dhe korrespondencave mes autoritetit kontraktor dhe shoqërisë koncesionare e cila ka fituar dhe tenderin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

'S'kemi lidhje me mashtrimin. Kemi ndjekur procedurat ligjore'- kanë thënë 5 personat brenda seancës gjyqësore.

Ata akuzohen nga SPAK si përgjegjës për një skemë mashtrimit me fatura fiktive në punimet e kryera në inceneratorin e Fierit, që i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 565 milionë lekësh.

arrestimet per inceneratoret

Sondazh

Poll