Aktualitet

Policia formon kordonin për t'i ndaluar, banorët mbërrijnë te Parku i Divjakës: Për çfarë kanë ardhur? O ta heqin ata, o neve

Njëri prej banorëve tha se prezencën e policisë nuk e marrin në konsideratë duke u shprehur i indinjuar se trau do të hiqet në një mënyrë ose tjetër. 

18 Nëntor 2022, 11:46 Nga a.l
Policia formon kordonin për t'i ndaluar, banorët
banorët e Divjakës në protestë

DIVJAKË- Vijon protesta e banorëve kundër vendosjes së traut elektrik në hyrje të Parkut të Divjakës. Forca të shumta policore kanë formuar një kordon për të mos i lejuar ata të kalojnë në vendin ku është vendosur trau. Megjithatë duket se edhe ditën e sotme parashikohet të ketë tensione, pasi njëri prej banorëve tha se prezencën e policisë nuk e marrin në konsideratë duke u shprehur i indinjuar se trau do të hiqet në një mënyrë ose tjetër. 

 "Për çfarë kanë ardhur? O ta heqin ata, o neve, s'ka zgjidhje tjetër", thotë një nga banorët që është duke protestuar tashmë në hyrje të Parkut të Divjakës. 

Sot është dita e pesët që ata protestojnë për këtë çështje, ndërsa u janë bashkuar edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll