Aktualitet

Protesta/ Banorët marshojnë nga bashkia te Parku i Divjakës, mbërrijnë furgonat me policë

Qyetarët e pajisur me banderola në duar kanë vijuar marrshimin qetësisht. Deri më tani situata paraqitet e qetë, por nuk dihet ende nëse me ndërhyrjen e policisë protesta do të tensionohet. 

18 Nëntor 2022, 11:16 Nga a.l
Protesta/ Banorët marshojnë nga bashkia te Parku i Divjakës,
banorët marshojnë te Parku i Divjakës

DIVJAKË- Është zhvendosur protesta e banorëve të Divjakës. Nga Bashkia, ata janë duke marshuar tashmë drejt rrugës së vetme që të çon drejt parkut, ndërsa mësohet se tashmë kanë mbërritur pranë zonës ku do të vendoset trau elektronik edhe forcat policore me furgona. 

Megjithatë siç duket edhe nga pamjet, qyetarët e pajisur me banderola në duar kanë vijuar marrshimin qetësisht. Deri më tani situata paraqitet e qetë, por nuk dihet ende nëse me ndërhyrjen e policisë protesta do të tensionohet. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Sipas informacioneve të marra, trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por dje u sqarua se vendimi do aplikohet vetëm për turistët. / Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll