Aktualitet

"Është në dëm të Parkut”/ Shtohet numri i protestuesëve në Divjakë, Sharka: Investimi shkon për rroga patronazhistësh

Vendimin nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe mbrojtjes, Sharka e quan si investim për rrogat e patronazhistëve. 

18 Nëntor 2022, 11:55 Nga a.l
"Është në dëm të Parkut”/ Shtohet numri i
foto ilustruese

DIVJAKË- Kreu i PD-së në Lushnje, Eduart Sharka ka qenë sot i pranishëm në protestën kundër vendosjes së traut në Parkun e Divjakës bashkë me banorët e zonës. Ai u shpreh se vendimi për të shtuar kabinën elektrike me një taksë në parkun turistik është në dëm të zonës pasi turistët do të detyrohen të largohen pikërisht për shkak të kësaj takse. Vendimin nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe mbrojtjes, Sharka e quan si investim për rrogat e patronazhistëve. 

"Unë them që shkon për roga patronazhistësh, por edhe po të shkonte për Parkun, dëmi është shumë më i madh nga përfitimi që do të ketë. Do mungojnë turistët që do të jetë në zonë. Ju kujtoj këtyre djemve të rinj këtu ka pas një tra në Divjakë, ku bëhej kontrbandë cigaresh. Ndoshta kjo qeveri ka ndërmend të bëjë kontrabandë dhe jo gjë tjetër", tha Eduart Sharka. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

trau te parku i divjakes eduart sharka

Sondazh

Poll