Aktualitet

Protesta në Divjakë/ Korreshi u bashkohet banorëve: Qeveria po bën një çmenduri të radhës

Korreshi është shprehur se protesta do të vijojë derisa të përfundojë çmenduria e ministrisë.

18 Nëntor 2022, 10:44 Nga a.l
Protesta në Divjakë/ Korreshi u bashkohet banorëve: Qeveria po
Saimir Korreshi në protestën e Divjakës

DIVJAKË-  Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi u është bashkruar sot banorëve të Divjakës në protestën kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta. Ai është shprehur se protesta do të vijojë derisa të përfundojë çmenduria e ministrisë. Ndërsa ka theksuar se protesta nuk ka ngjyrim politik dhe se të pranishëm duhet të ishin edhe deputetët e maxhorancës. 

"I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik. Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria. Ka moskordinancë. Është çmenduri e radhës që po ndodh në këtë vend. Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës. Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas. Sot që është ditë e premte, duhet ë ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi. Vijnë ata që s’kanë mundësi të ikin të paguajnë 30 mijë lekë, që të çojnë dy ditë plazh fëmijët dhe në fund të thonë. Do vijojmë deri sa të bëjë mbrapsht qeveria”, tha Koreshi.

Sot është dita e 5-të që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çeshtje, ku deri më tani mësohet se marshimi ka qenë paqësor dhe se nuk ka ndërhyrje nga forca policore. E pranishme në këtë protestë është edhe deputetja e PD-së Ilda Dhori e cila ka bërë thirrje që banorët të mos tërhiqen. Dje Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës./ Dosja.al

trau te parku i divjakes sajmir korreshi

Sondazh

Poll