Aktualitet

“Mbase për interesa”/ Braçe mungon në protestën kundër traut në Divjakë, Sharka: Ndryshe thotë, ndryshe bën

Sharka tha se Braçe nuk po e shpreh siç duhet mbështetjen e tij ndaj kësaj kauze, pasi sipas tij ai duhet t'i ishte bashkuar protestës me vepra dhe jo vetëm me fjalë. 

18 Nëntor 2022, 11:54 Nga a.l
“Mbase për interesa”/ Braçe mungon në
Eduart Sharka

DIVJAKË- Një ndër deputetët që kundërshtoi në mënyrë absolute vendosjen e traut në hyrje të Parkut të Divjakës ishte edhe deputeti socialist Erion Braçe. Por mungesa e tij në dytë radhazi në protestën e organizuar  nga banorët e zonës për këtë çështje, është vënë re nga deputetët demokratë dhe jo vetëm. Teksa ishte i pranishëm në marshimin e qytetarëve nga Bashkia drejt Parkut, kreu i PD-së në Lushnje Eduart Sharka tha se Braçe nuk po e shpreh siç duhet mbështetjen e tij ndaj kësaj kauze, pasi sipas tij ai duhet t'i ishte bashkuar protestës me vepra dhe jo vetëm me fjalë. 

"Po të lexosh atë që thotë duhet të ishte bashkuar protestës. Pastaj në rast se i thotë për të rritur interesat poliitk është punë për atë", tha Sharka nga protesta. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

trau te parku i divjakes eduart sharka

Sondazh

Poll