Politike

Salianji me Abetare në Kuvend: Si mund që një analfabet si Veliu të bëj Vettingun për punonjësit e Policisë?

17 Nëntor 2022, 23:53 Nga I.A
Salianji me Abetare në Kuvend: Si mund që një analfabet si Veliu
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka sjell në Kuvend një fletore pune Abetare për kreun e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji u shpreh se si mund që një analfabet si Veliu të bëj Vetitngun për punonjësit e Policisë. Duke qenë se më parë ka sjell një Abetare po për Veliun, Salianji këtë herë solli fletoren e punës.   

"Na u premtua nga qeveria që vettingu do bëhej brenda dy vitesh, tha që kemi marrë elementët më të mirë të vendeve perëndimore dhe ka rezultuar se në këto vende ka pasur suksese. Sipas qeverisë nuk e meritonin që të ishin në strukturat e policisë së shtetit, persona të korruptuar dhe ishte i domosdoshëm. Tani, pas 5 vitesh, u krijuar një komision i pavarura për vlerësimin e trupës së punonjësve të policisë dhe gardës për të shmangur elementët e lidhjeve dhe të njohjeve që mund të kishin nga një trupë që do varej nga ministria  e brendshme. Numri total që kanë kaluar procesin, nga 12 mijë punonjës, të shpërdoruar miliona dollarë, kanë kaluar vetëm 52 vendime, 37 janë konfirmuar në detyrë, 4 janë përjashtuar. Ka fyerja më të mëdha për çdo punonjës që është investuar në shkollim që t’ia bëj vettingun. Ju ka sjell një fletore pune abetare për t’ia dhënë ardi veliut, për të mësuar gërmat. Nëse e kalon testin, çdo punonjës policie të kalojë të ai. Po ua jap. Ju keni vendosur të drejtojë dhe të kalojë vettingun një person që është analfabet dhe një person që është. Tentoni të vëni policinë e shtetit nën thundrën e një personi që e keni pasur zv.minsitër. Tentoi të manipulonte vdekjen e Lear Kurtit. Si mund të besojmë se një person i tillë do kalojë në Vetting gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit”, tha Salianji.

ervin salianji ardi veliu

Sondazh

Poll