Politike

Pronat, Alibeaj: Kjo skemë është dëshpëruese, ne po i falim 730 milion euro investitorit strategjik

Duke  folur në Kuvend, Alibeaj është shprehur se për të kompesuar shqiptarët nuk ka lekë, ndërkohë që po i falen investitorit strategjik 730 mln euro.

17 Nëntor 2022, 22:08 Nga I.A
Pronat, Alibeaj: Kjo skemë është dëshpëruese, ne
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se skema e dëmshpërblimit të pronarëve mbi pronat është dëshpëruese. Duke  folur në Kuvend, Alibeaj është shprehur se për të kompesuar shqiptarët nuk ka lekë, ndërkohë që po i falen investitorit strategjik 730 mln euro. Për këto para, Alibeaj tha se mund të ishin kompesuar një pjesë e mirë e pronarëve shqiptarë.  

"Ky është një lojë e debatit politik. Se sa herë vijnë pronarët si dhe pala tjetër, thonë të njejtën gjë. Skema është dëshpëruese. Kjo pasi, prona vidhet, falet investitorëve strategjik, ndërkohë që pronarët dergjen në institucionen duke kërkuar pronat e tyre. Çështja e pronave nuk është diskresion politikë. Kushtetuta e shqiptarëve ka paraqitur disa nene të tjeshta për kthimin e pronës. Prona i kthehet pronarit. Kjo ka qenë një nga dispozitat që kurrë nuk është respektuar. Nëse deri në vitin 2015, kur prona që ishte e lirë kthehej e plotë, ndërsa pas 2015, prona nuk kthehet e plotë dhe as nuk kompesohet e plotë. Kthehet vetëm 10% e saj. Këta nuk marrin parasysh një gjë të thjesht, përdorimi i kësaj prone pse nuk njihet. Kjo është padrejtësia më e madhe që po ndodh sot në Shqipërie moderne të perëndimit. Gjithmonë është ngritur si justifikim se nuk ka para për të kompesuar pronarët shqiptarë. Por ne po i falim 730 milion euro investitorit strategjik. Me këto para ne mund të kënaqnim pronarët shqiptarë. Ne nuk mund të bëjmë sikur ky problem të shuhet me kalimin e kohës. Ky problem është shumë i thellë e shumë i gjallë. Çështja e pronave nuk është një çështje e thjesht, çështja e pronave është çështje e vendosjes së drejtësisë sociale," tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll