Politike

Berisha rrëfen marrëdhënien me Samir Manen e Shefqet Kastratin: Asnjë nder prej meje, sot bëhet kontrabandë nafte

Ai hodhi akuza të forta kur tha se sot bëhet kontrabandë nafte dhe kjo sipas tij, nuk ndodh pa mbështetjen e qeverisë.

17 Nëntor 2022, 23:35 Nga F.M
Berisha rrëfen marrëdhënien me Samir Manen e Shefqet Kastratin:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer marrëdhëniet që ka pasur me biznesmenët e mëdhenj, gjatë kohës që ka qenë në pushtet. I ftuar në ‘TPZ”, Berisha preku emrat e dy prej tyre, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati. Ai tha me bindje se gjatë kohës që ka qeverisur, asnjë biznesmen nuk ka përfituar asgjë të poligjshme dhe se asnjë prej tyre nuk i ka ‘trokitur’ në derë për ndonjë ‘nder’. Ai hodhi akuza të forta kur tha se sot bëhet kontrabandë nafte dhe kjo sipas tij, nuk ndodh pa mbështetjen e qeverisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në kohën time ai ka investuar, do bënte atë të madhe atje dhe jua kam treguar. Samir Mane ka kërkuar vetëm një gjë ndaj Sali Berishës. Kishte ndërtuar një park logjistik, kishte familje aty dhe më thoshte rregulloj çdo gjë, përveç legalizimit. Ka ndërtuar TEG-un, zero kërkesa ndaj meje, ka bërë dhe QTU-në, në fakt e inaguroi kur erdhëm ne sepse e kishte bërë.  As Shefqet Kastrati, kurrë nuk ka kërkuar asnjë nder. Marrim Shefqet Kastratin, ai ishte më i madhi në naftë. 32 licenca nafte ka lëshuar qeveria shqiptare. Sa për dijeni, kur kërkoi që ti hiqej TVSH naftës që ja shiste Benkersit nuk ju hoq. Kur ky dominonte tregun e naftës Shqipëria zhdoganonte 720 mijë ton më 430 mijë automjete. Sot Shqipëria zhdoganon 400 e ca mijë tonë me 720 mijë mjete. Sot vetëm kontrabanda e naftës është 250 mijë tonë. Kjo do të thotë që bëhet kontrabandë nafte dhe kontrabandë nafte pa qeveri nuk bëhet dot kurrë. Nafta shkarkohet në porte, dihet si vjen. Vjen me peshkarexha nga Libia dhe e shkarkon qeveria. Dihet kjo punë, por Berisha nuk ka firmosur asnjë kullë.

sali berisha shefqet kastrati samir mane

Sondazh

Poll