Politike

Berisha: Rama i kërkoi ndërtuesit arab 20% të kullës që do të ngrinte tek Bulevardi i Ri

Berisha tha se Rama ka kërkuar 'pjesën' e tij, që në para janë 100 milionë euro, përmes një ndërmjetësi. 

17 Nëntor 2022, 22:19 Nga F.M
Berisha: Rama i kërkoi ndërtuesit arab 20% të kullës që
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kërkuar 20% të vlerës së një kulle që një ndërtues arab do të ngrinte në Bulevardi ne Ri. I ftuar në 'TPZ', Berisha tha se Rama ka kërkuar 'pjesën' e tij, që në para janë 100 milionë euro, përmes një ndërmjetësi. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Unë nuk ka firmosur asnjë kullë, një kullë që do të ndërtohej në fund të bulevardit nga një arab, doli Rama dhe i kërkoi ndërmjetësit të atij që do të ndërtonte me arabin, 20% të vlerës. Është biseda e regjistruar me telefon. Dihet kjo. 20% është 100 milionë.

Pyetje: 100 milionë?

Sali Berisha: Po sepse atëherë ishte 400 milionë ajo kulla. I kërkoi 20%.

Pyetje: E Ylli Ndroqit?

Sali Berisha: Po, e dike dhe ti. 

sali berisha

Sondazh

Poll