Politike

'Tradhëtoi' LSI-në se nuk dogji mandatin, ish-deputetja Ediola Braha merr postin e rëndësishëm

Braha është emëruar anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

17 Nëntor 2022, 23:54 Nga F.M

'Tradhëtoi' LSI-në se nuk dogji mandatin, ish-deputetja

TIRANË- Ediola Braha, ish-deputetja që u fut në Kuvend pasi tradhëtoi Lëvizjen Socialiste për Integrim ka marrë një post të rëndësishëm në shtet. Në vendimet e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se Braha është emëruar anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 5, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ediola Braha emërohet anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ediola braha

Sondazh

Poll