Politike

Berisha sulmon sërish ambasadorin britanik: Do nxjerr dëshmi, nëse është racist i tërbuar antishqiptar, do i çoj 100 mijë vetë te ambasada

Kryedemokrati e akuzon dhe për korrupsion.

17 Nëntor 2022, 22:03 Nga F.M
Berisha sulmon sërish ambasadorin britanik: Do nxjerr dëshmi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish shpalljen e tij non-grata nga Britania e Madhe. I ftuar në TPZ, Berisha tha se ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith do të përballet me dëshmitë që ai do të depozitojë shumë shpejt. Berisha madje tha se nëse zbulon që ambasadori është antishqiptar, do t'i dërgojë 100 mijë persona pranë ambasadës. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Nuk besoj se kjo është kundër opozitës. Nuk mendoj se SHBA dhe Britania e Madhe heq dorë nga parimi i pluralitetit. Unë besoj se korrupsioni nuk është vetëm fenomen shqiptar por edhe universal. Unë i kam shkruar Sekretarit të Shtetit që non-grata bazohet mbi lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros. Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist i tërbuar antishqiptar, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri. Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar tre herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë sëbashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët. A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist anti shqiptar, që do të përlyejë…

Ylli Rakipi: Kjo gjë nuk duket e vërtetë sepse ambasadori flet mirë për Shqipërinë.

Sali Berisha: Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në. Kur ka qenë Fatjon Dauti në MB, kam qenë kryeministër dhe kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falenderuar për luftën kundër krimit të organizuar.

sali berisha

Sondazh

Poll