Politike

Porti i Durrësit/ Shehaj: Kompania që ka fituar projektin është offshore

Deputeti i PD tha se nuk ka anjë siguri që në këtë projekt është e përfshirë kompania EMAAR pasi sipas tij dhe kur i ka pyetur përfaqësuesit e ministrisë në Komision ata nuk i kanë dhënë një përgjigje të saktë.

17 Nëntor 2022, 21:55 Nga e.k
Porti i Durrësit/ Shehaj: Kompania që ka fituar projektin
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike duke folur për Portin e Durrësit u shpreh se kompania që ka fituar projektin është një kompani offshore. I ftuar në 'Top Story' Shehaj tha se në fillim kompania ishte e regjistruar offshoore dhe më pas u regjistrua në emër të një individi që në këtë rats është drejtuesi i kompnisë Alaabar. Deputeti i PD tha se nuk ka anjë siguri që në këtë projekt është e përfshirë kompania EMAAR pasi sipas tij dhe kur i ka pyetur përfaqësuesit e ministrisë në Komision ata nuk i kanë dhënë një përgjigje të saktë.

Agron Shehaj: Marrëveshja është mes shtetit shqiptar dhe një kompanie offshore. Kemi një kompani të sapo krijuar nga një kompani offshore. Unë në Komision pyete përfaqësuesit e ministrisë nëse është e përfshirë kompania EMAAR, jo po kopmpani Alaabar ka punuar. Eagle Hill është në pronësi offshoor pastaj e kaluan në Alaabar. Me pak fjalë nuk ka anjë investitor aty. Ky është një investim i vetëm një njeriu. Edhe ligji për investitorët strategjikë vendos disa kushte. Kjo kompani i ka pronarët offshore, kush qëndron pas kësaj kompanie? Kush është pronari i vërtetë i kësaj kompanie? Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshje me dy kompani të sajuara. 

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

porti i durresit agron shehaj

Sondazh

Poll