Politike

Debati/ Salianji: Sa policë po japin dorëheqjen? Çuçi: Nuk ka. Balla: Ju s'dini matematikë

Këtu ka ndërhyrë dhe kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve Taulant Balla, i cili i ka akuzuar deputetët e opozitës që nuk dinë të bëjnë mbledhje matematikore.  

17 Nëntor 2022, 23:43 Nga I.A

Debati/ Salianji: Sa policë po japin dorëheqjen? Çuçi:

TIRANË- Çështja e dorëheqjes së punonjësve të policisë ka sjellë debat në seancën e sotme të Kuvendit. Teksa deputeti Ervin Salianji ka pyetur Ministrin e Brendshëm nëse në ditë largohen 7 punonjës policie, Bledi Çuçi e ka mohuar këtë gjë. Këtu ka ndërhyrë dhe kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve Taulant Balla, i cili i ka akuzuar deputetët e opozitës që nuk dinë të bëjnë mbledhje matematikore.  

Pjesë nga debati:

Salianji: A po largohen 7 punonjës të ndershëm në ditë nga Policia e Shtetit? Ua thoni këtë shqiptarëve?

Çuçi: Është e kotë të ndjek gjithë këtë përçartje të vazhdueshme të kolegut Salianji sa herë bie fjala për rendin, dua të jap një përgjigje: Jo nuk largohen 7 punonjës në ditë nga policia.

Salianji: Sa largohen?

Çuçi: Jo vetëm që nuk largohen, por po rikthehen edhe punonjës të tjerë të policisë që janë larguar në një moment të caktuar. Një këshillë mos u merr me emra, por me institucionet.

Balla: 7 herë 365 bëjnë 2555, që i bie një në katër policë të iki. Kërko falje. Të keni turp që vini këtu dhe keni broçkulla. Kemi ardhur këtu të ndryshuar ligjin e vitit 2018-të. Kemi ardhur këtu që të çojmë pjesën udhëheqjes së Policisë së Shtetit në vetting.

ervin salianji bledi Çuçi taulant balla

Sondazh

Poll