Politike

Berisha: Më 6 dhjetor nuk do na ndalin as ushtritë e botës

Berisha tha se qytetarët do të jenë ata që do ta thonë fjalën e tyre dhe nuk mund t'i pengojë askush. 

17 Nëntor 2022, 22:34 Nga F.M
Berisha: Më 6 dhjetor nuk do na ndalin as ushtritë e botës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenare revolucioni më 6 dhjetor, ditën kur dhe do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimir në Tiranë, por që ai ka paralajmëruar një protestë. I ftuar në 'TPZ', Berisha tha se qytetarët do të jenë ata që do ta thonë fjalën e tyre dhe nuk mund t'i pengojë askush. 

"Me datën 6 do të ketë një përgjigje shumë të fuqishme, që ta dish. Gjë në botë që i ndal demokratët për të ngritur zërin e tyre nuk ka. Harrojeni këtë. Sikur të gjithë ushtrinë e botës të kenë këtu, Tirana është e qytetarëve dhe ata do thonë fjalën e tyre. Harrojeni se mund ti pengojë kush. Shqipëria është europiane dhe Tirana është europiane,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll