Politike

Pronat, Korreshi: Ju po bëni pronarë investitorë strategjik që nuk e dinë ku është toka, ky ligj po tallet

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi u shpreh se ky ligj është tallës sepse se nuk njeh pronarët e pronës.    

17 Nëntor 2022, 21:52 Nga I.A
Pronat, Korreshi: Ju po bëni pronarë investitorë strategjik
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar ligjin për pronat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi u shpreh se ky ligj është tallës sepse se nuk njeh pronarët e pronës. Teksa e konsideroi projekligjin si tallje, Korreshi u shpreh se të vetmit që do mund të merrnin një certifikatë pronësie ishin ata të cilët kishin njohje me deputetë apo me zyrtarë të ndryshëm.

"Asnjë prej atyre që kanë mbi 300 vite në lagjen ‘Teqe’ mbi atë kodrinë të Lushnjës, nuk kanë dokumenta pronësie. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur para 10-15 vitesh, kanë certifikatë dhe ua tundin në fytyrë. Legalizimet u dhanë nga 500 metra dikujt tjetër, dhe para gjykatës fitonte dikush që kishte titull pronësie. Si ka mundësi ky shtet në kaq vite nuk e kalon dot pronën tek pronari? Kjo është e qëllimshme. Po bëni investitorë strategjikë persona që nuk e dinë se ku u bie prona. Cilën pronë të duan e zgjedhin dhe ngrenë kartonin. I nderuar shqiptar, prona jote iku, të gjithë pronarët vazhdojnë të enden në gjykata. Toka jepet me zërin kadastral që ka qenë atëhere. Për pronat e vjetra mungojnë ligjet. Kjo është e qëllimshme. Ju po bëni pronarë, investitorë strategjik, të cilët nuk e dinë fare se ku është prona. Ata që morën dosjet nga 2015, se në nuk paskemi kaq kapacitet. Si përfundim u kompesua ai që kishte takat e fuqi, ndërsa të tjerët të ngrohen në diell. Unë sot nuk e kam marrë shtëpinë time. Lagjia Teqe është e gjitha pa çertifikatë, askush nuk ka marrë pronën e tij, ky ligj tallet, sepse nuk do të njohi pronarët, nuk do tu kthej pronat," tha Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll